Prej disa ditësh, kryeministri Edi
Rama së bashku me një delegacion shqiptar ndodhen për një vizitë disa ditore në Kinë por gjatë seancës së Kuvendit, të zhvilluar të enjten vota e tij është numëruar si “prezente” në sallë.
Në procesverbalin e votimeve të 4 projektligjeve të publikuar nga Panorama, bie në sy fakti se karta e Kryeministrit Edi
Rama ka qenë në folenë e votimit dhe sipas elektronikës së
Parlamentit ajo është numëruar si
prani në sallë, edhe pse është listuar në kartat e deputetëve që nuk kanë votuar. Si votë “prezent” është numëruar dhe ajo e ministrit të Energjetikës, Damian Gjiknuri, edhe ky pjesë e delegacionit që vizitoi Kinën. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2014,
ora 11:12