Nikollë Lesi nuk i ndahet Metës: Ke filluar t’i njohësh mirë hipokritët

Botuesi i Koha Jonë, Nikollë Lesi ka vijuar sërish me provokime dhe sulme të vogla ndaj Ilir Metës.

Kohët e fundit raportet e dy miqve të hershëm nuk kanë qenë të mira dhe Nikoll Lesi nuk e ka fshehur pakënaqësinë që ka ndaj presidentit Meta.

Botuesi i Koha Jonë ndalet edhe te stafi i këshilltarëve të Ilir Metës, të cilët i konsideron gënjeshtarë dhe hipokritë.

Dje kryeministri Rama sqaroi në mbledhjen e qeverisë se shumica, ose mundet edhe pothuaj 95 % e tyre, mund të mos jenë në kabinetin e ri qeveritar.

Nuk pati qejfmbetje në sytë e kryeministrit, por sapo dolën nga mbledhja e qeverisë filluan të flasin nën zë se “unë punova shumë e sakrifikova gjithçka e tani nuk më ka ftuar të jem prapë në kabinet!”. Apo zv/kryeministri Braçe që e lajmëroi vetë se nuk do të jetë më në post drejtues në qeveri.

Nëpër kafenetë VIP kanë filluar të flasin një numër deputetësh, të cilët mendojnë sipas tyre se duhet të jenë ministra, por deri më sot askush nuk i ka thirrur në qeverinë e re.

Siç ka edhe megalomanë, si kudo, që shprehen se “Rama po bën qeveri me kalamaj”.

Ndërkohë emrat duhen shpallur që të shuajnë fantazitë disa deputetë apo personazhe në PS, që kanë filluar të marrin urime, ende pa ua thënë emrin kryeministri.

Rama, njihet se mund ti ndryshojë emrat e ministrave edhe rrugës për në presidencë, ku e pret presidenti Meta, i cili ka filluar të njohë kohët e fundit “hipokritët”, pavarësisht se e ka mbushur presidencën jo vetëm me hipokritë, por edhe me njerëz që e gënjejnë nga ora 08.00 deri në ora 20.00!/albeu.com


Shtuar 26.08.2021 15:45