Rama viziton Topin: I shmanget komenteve rreth çështjes ‘Sollaku’
Albeu.com
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka vizituar në mesditën e sotme presidentin e sapozgjedhur Bamir Topi. Në takimin që zgjati rreth 50 minuta, kreu i opozitës uroi presidentin Topi për detyrën e re.Menjëherë pas takimit, gjatë një prononcimi për mediat zoti Rama u shpreh me tone pozitive duke e ftuar edhe një herë presidentin që të qëndrojë mbi palët. Rreth kësaj çështjeje,- tha Rama,- duhet kohë që presidenti i ri të provohet.

Nga ana tjetër zoti Rama nuk ka komentuar interesimin e gazetarëve rreth një shkarkimi të mundshmë nga presidenti Topi të Prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku. Ai la të kuptohet se do të vazhdojë me takimet e tij me presidentin Topi. start
Shtuar më 27/07/2007, ora 18:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori