Rama viziton spitalin COVID 3, garda rrethon të gjithë zonën
Kreu i qeverisë Edi Rama ka mbërritur pak minuta më parë në spitalin Covid 3, i cili pritet të hapet së shpejti në ambientet e ish-kirurgjisë në QSUT.

Ndërkohë e gjithë zona rreth spitalit ka masa të shtuara sigurie në pritje të Ramës.

Spitali Covid 3 pritet që të ketë 150 shtretër në total, ku pritet që të trajtohen pacientët që janë në gjendje më të stabilizuar. Fillimisht pritet hapja e një pavioni me vetëm 40 shtretër, ndërsa në dispozicion do të jenë 50 mjekë dhe infermier, që do kujdesen për pacientët.

Mjekët që do të shërbejnë në këtë spital janë disa nga infektivi dhe disa nga sëmundjet interne.

Rama gjithashtu është takuar me mjekë dhe me drejtues të QSUT-së, ndërsa takimi ka zgjatur për pak minuta. Kreu i qeverisë nuk ka pranuar që të flasë për mediat pas takimit që ka pasur në ambientet e brendshme të spitalit dhe është larguar prej aty brenda minutash.

Hapja e COVID 3 vjen pas shtimit të ndjeshëm të rasteve pozitive në vend, ku si pasojë shtretërit në spitalet Covid 1 dhe 2 situata është drejt ezaurimit.
Shtuar më 26/10/2020, ora 11:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori