Ndërsa në vendin tonë shumë çështje gëlojnë e kërkojnë të marrin përgjigje, kryeministri zgjedh Gjermaninë, duke i dhënë fund një situate plot tension sot në
Kuvend.
Rama do të jetë për dy ditë në
Landin e
Hessenit. Atje do të takohet me Volker Bouffier dhe me Norbert Kartmann. Të premten, Edi
Rama do të ketë një takim me biznesmenë gjermanë, në
Landin e
Hessenit.
Nëqoftëse bëjmë një panoramë të përgjithshme, vlen të theksohet se sot gazetarët e akuzojnë se kërkon t’i mbyllë gojën me burg. Opozita e akuzon për disa afera të rënda korrupsioni. Ilir Meta i kërkon ndryshime në qeveri, e ndërsa studentët e akuzojnë për dhunë dhe rritje të tarifave të shkollës. Nga ana tjetër, biznesi i kërkon ulje taksash, ndërsa qindra mijëra shqiptarë duan vetëm të ikin jashtë vendit, për një jetë më të mirë. /albeu.com/
Shtuar më 12/11/2015,
ora 12:56