Rama vizitë në zyrën e Metës
Kryeministri Edi Rama është fotografuar sot duke dalë nga zyra e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta. Takimi mes dy krerëve të mazhorancës bëhet në kushtet kur opozita ka paralajmëruar protesta të tjera pas asaj të 20 shkurtit.


Sipas ABC News një vendim i deputetëve opozitarë pritet të merret nesër 30 minuta para seancës plenare. “Rikthim në binarët e ligjit dhe të kushtetutës” është kërkesa e opozitës për qeverinë dhe një plan të qartë veprimi në mënyrë që vendi të mos humbasë statusin e kandidatit në qershor.
Shtuar më 26/02/2014, ora 17:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori