Rama vizitë në SHBA, para nisjes takohet me Yuri Kim (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rama pritet të zhvillojë bisedime për një sërë çështjesh me interes të përbashkët për të dy vendet.

Përpara nisjes, ditën e sotme Rama është takuar edhe me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

“Ambasadorja Kim u takua sot me kryeministrin Rama përpara vizitës së tij në Uashington DC. Ajo përshëndeti mbështetjen e fortë dhe parimore të Shqipërisë për Ukrainën përballë agresionit rus, qoftë si aleate e NATO-s ashtu edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku SHBA-të janë krenare që do të punojnë me Shqipërinë si “bashkë-penëmbajtëse” për Këshillin në çështjet e Ukrainës. Ambasadorja Kim nënvizoi se lufta kundër korrupsionit është prioritet kryesor për Shtetet e Bashkuara, duke vërejtur se barra e përgjegjësisë është natyrshëm më e madhe mbi ata që qeverisin. Ata biseduan gjithashtu mbi rëndësinë e forcimit të institucioneve demokratike, përparimin historik në forcimin e marrëdhënies sonë në mbrojtje, dhe hapat e mëtejshëm për të rritur tregtinë dhe investimet midis SHBA-së dhe Shqipërisë”, thuhet në njoftim./albeu.com/


Shtuar 9.02.2022 12:25