Rama: Vito Kapos nuk i është tharë fustani nga lotët e Berishës
Në fjalën e tij në Kuvend, kryeministri Rama, në përgjigje të komenteve të Sali Berishës për çështjen e dekorimeve tha se Berisha qau shumë kur vdiq Hysni Kapo.

“Vito Kapos akoma nuk i është tharë fustani nga lotët e tu. Nuk e dinte a të qante burrin apo të qetësonte Saliun”, tha Rama.

Më pas kryeministri tregoi një batutë me Andi Bushatin, nipin e kësaj familje.

Andi donte të luante futboll, ti doje të hipje në pemë. Sepse ti nuk di futboll. Ty të duket topi si gur. Ndaj e sulmon Andin, që nuk hipi në pemë që të mblidhte caraca që të bënte Hysniu raki”. /albeu.com/








Shtuar më 17/12/2015, ora 12:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori