Momente paniku në Orikum, erërat e forta rrëzojnë bazën strukturore të kalçetos duke rrezikuar lojtarët (VIDEO)

Erërat e forta kanë përfshirë pothuajse të gjithë vendin tonë.

Disa momente anormale kanë ndodhur në Orikum, ku era e fortë ka rrëzuar bazën strukturore të kalçetos. Në momentin kur ndodhi kjo situatë, lojtarët e klubit të Orikumit ndodheshin brenda duke ushtruar seancat stërvitore në fushën sportive të mbyllur, pasi moti i keq nuk i ka lejuar t’i zhvillojnë në ambiente të hapura.

Për fat të mirë nuk ka patur asnjë të lënduar por vetëm dëme materiale./abcnews.al


Shtuar 31.03.2022 19:38