Rama: Vijon në Tiranë shkulja e çibaneve që mbinë kudo nëpër trotuare
Pëlqej
Vijon aksioni i INUK për prishjen e objekteve që kanë zënë hapsirat publike dhe trotuaren në qytetet e Shqipërisë dhe kryesisht në Tiranë. Duke postuar foto nga aksioni kundër paligjshmërisë, kryeministri Rama shkruan në Twitter shkulja e çibaneve që mbinë kudo nëpër trotuare e në mes të rrugëve të braktisura nga Bashkia do të vijojë.

“Vijon në TR shkulja e çibaneve që mbinë kudo nëpër trotuare e në mes të rrugëve të braktisura nga Bashkia”, shkruan Rama

Kryeministri Rama në postimin e tij ka ironizuar bashkinë e Tiranës për mosveprim ndaj objekteve që kanë pushtuar trotuaret dhe hapsirat publie dhe se vazhdon aksioni edhe sot në Tiranë.
Shtuar më 29/09/2014, ora 10:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori