Rama: Vetëm Shqipëria dhe Serbia kanë nisur vaksinimin anti-covid!
Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me vaksinimin anti-covid.

Duke iu përgjigjur kritikave për mostransparencë, Rama ka deklaruar me "mburrje" se vetëm Shqipëria dhe Serbia kanë nisur vaksinimin anti-covid.

Edi Rama: Kjo gjë ka bërë që sot përjashto Serbinë dhe Shqipërinë, asnjë vend tjetër nuk ka filluar vaksinimin, të gjitha kanë paguar për të pasur akses përmes COVAX një platform e ndërtuar pikërisht për tu dhënë mundësinë të gjithë, por që ende nuk është hapur. Nuk ka filluar furnizimi përmes Covax, flitet se do të nisë së shpejti, por askush nuk e di se kur. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2021, ora 18:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori