Rama vendos për Tiranën pas vizitës në Emiratet e Bashkuara
Edi Rama dhe Erion Veliaj
Kryeministri Edi Rama do të vendosë për kreun e ri të Bashkisë së Tiranës, pas vizitës që do të zhvillojë në fillim të javës në Emiratet e Bashkuara Arabe. Zyrtarizimi i emrave të kandidtëve në 8 qarqet kryesore të vendit nuk e ka qetësuar aspak situatën në selinë rozë, ku vijojnë sondazhet për të konkretizuar emrat e të gjithë kandidatëve.

Megjithatë kryeministri në fillim të kësaj jave që vjen do të jetë në një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara.

Sipas burimeve të A1 Report, Rama do të niset sot së bashku me Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati drejt Emirateve të Bashkuara për të zhvilluar takime me drejtuesit më të lart në Abu Dabi lidhur me investime të ndryshme që ky shtet mund të kryejë në vendin tonë. Kryeministri Rama do të jetë në Tiranë, mbrëmjen e së martës ndërkohë që sipas deklaratës së bërë në media pritet që të mërkurën të zyrtarizojë edhe kandidatin për Tiranën.

"Mbeten për t’u përfunduar edhe disa njësi, ndër të cilat sigurisht edhe njësia më e madhe e vendit, Bashkia e Tiranës. Për këto njësi ka akoma disa punë për të bërë, të natyrës konsultative dhe po ashtu të përfundimeve të imëta të anketimeve që ne kemi zhvilluar. Unë besoj që brenda javës së ardhshme dhe mendoj në mesjavë, ne do të jemi gati", deklaroi Rama dy ditë më parë. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2015, ora 12:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori