Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një konferencë për shtyp ka akuzuar kreyministrin Berisha se në mbledhjen e djeshme të Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit ka dhënë leje për ndërtime pa asnjë lloj studimi, duke marrë vendime korruptive.
“Vendimet e djeshme të KRRTRSH-së ishin të turpshme. Dje Berisha vendosi të ndërtojë vetëm në Vorë aq ndërtime sa çereku i gjithë Tiranës në mungesë të çdo lloj studimi, duke i marrë kësaj zonë 75 hektarë gjelbërim”, tha Rama.
Shtuar më 22/07/2009,
ora 21:16