Rama sulmon Administrativen: Vendime absurde, gjykatat kanë grabitur shtetit
Kryeministri Edi Rama në takimin që po zhvillohet “Sipërmarrësit në mbështetje të Reformës në Drejtësi” ka folur mbi vjedhjet e pronave.

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij mori 10 shembuj të pronave të cilat janë “vjedhur” nga Gjykatat të cilët i kanë shqyrtuar.

Rama gjatë fjalës së tij tha se gjykatat e kanë grabitur shtetin shqiptar dhe se kanë marrë vendime në kundërshtime me ligjin.

“Gjykata Administrative do të ishte një kasap më shumë. Jeni të kënaqur me Gjykatën Administrative?! Keni parë një gjykatë më aventuroze në mënyrën si merr vendimet.

Thjesht është shtuar një kasap më shumë në rrugën e tregut të sipërmarrësve. Në ligj thuhet se duhet të punojë shpejt thjesht rrjep më shpejt. Meqë rrjepja është me e sipërfaqshme pagesa është më e ulët, sepse tek ato kasapët e nivelit më të lartë pagesat janë më të mëdha”,-tha Rama.

Gjatë fjalës së tij tij Rama shtoi se fokusimi i të gjithëve duhet të jetë tek Vettingu dhe Reforma në Drejtësi të cilat sipas Ramës nuk janë as çështje partiake e as politike.

Kryeministri shtoi se sistemi bankar në Shqipëri ka një problem të trashgëguar që vjen si pasojë e vendimeve pakriter të gjykatave të cilat bllokojnë bankat.

Rama deklaroi se kjo është një pengesë shumë e madhe për ekonominë pasi prek direkt rritjen e saj dhe investitorët.

“Ka prej jush jo pak këtu që as nuk na kanë dhënë votën mua dhe PS dhe as nuk do jua jepni por është e drejta tuaj, unë ju falenderoj që jeni të pranishëm në cdo tryezë dhe unë ju inkurajoj që të keni tryeza me të gjitha palët edhe me opozitën, pë të gjitha cështjet tuaja. Ka ikur koha kur të shfaqeeshe në tryezë me opozitën të sillte nga mbrapa një bandë tatimorësh.

Ama ju kërkoj që ju të bëheni pjesë e kësaj përpjekje për të rritur në maksimun presionin publik për të çbllokuar vetingun dhe për të cuar përpara reformën në drejtësi. Është një reformë që nuk e votuam sot dhe nesër do e bëjë Shqipërinë lule por cdo ditë që humbim sot është një vit që humbim në rrugën e të ardhmes.

Kush ka një fije llogjike dhe jo më ju që keni shumë fije s’e vë në dyshim që kjo është një cështje kombëtare dhe se politiizimi i kësaj cështje me lloj-lloj argumentesh është një mënyrë për ta lënë pa zgjidhje”, -deklaroi Rama./albeu.com/
Shtuar më 28/02/2017, ora 11:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori