Plagosje me armë zjarri në Shijak

Një 18-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri një 30-vjeçar këtë të shtunë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 në Shijak.

Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur 30-vjeçari me iniciale S.B, , i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se autori 18-vjeçar Kledi Çyrbja është arratisur pasi ka plagosur me armë 30-vjeçarin.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur 18-vjeçari.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

U konfliktuan për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit plagosi me armë zjarri 30-vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim 18-vjeçarin.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Rreth orës 13:20, në Shijak, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K. Ç., 18 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin S. B., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur 18-vjeçari.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/

 


Shtuar 22.07.2023 14:25