Pamje tmerri, sulmohet nga tifozët, ekipi mbrohet me armë nga ushtria (VIDEO)

Emocione dhe spektakël ofron futbolli kudo në botë por aktet e dhunës shfaqen herë pas here në sportin më të dashur.

Pamje shokuese vijnë nga Afrika, konkretisht nga Republika e Kongos ku një ndeshje e kampionatit vendas desh u shndërrua në tragjedi për shkak të sulmit nga tifozët.

Në sfidën mes Sanga Balende dhe TP Mazembe, një gol i shënuar nga miqtë në minute e 95’ ka revoltuar tej mase tifozët vendas të cilët u vërsulën kundër lojtarëve në fund të takimit.

Aq e tensionuar ishte situata sa u desh ndërhyrja e ushtrisë e cila me armë duke qëlluar në ajër mbajti larg tifozët e dhunshëm teksa TP Mazembe po largohej në kamion drejt aeroportit.

TP Mazembe është ekip i njohur afrikan ku kulmin e saj e pati në vitin 2011 teksa arriti deri në finalen e Botërorit për Klube ku humbi ndaj Interit.


Shtuar 29.04.2021 18:23