Rama vazhdon përrallën e shokut qeramist, mohon që oxhaku të jetë i veti
Pas shfaqjes së kryeministrit, Edi Rama në një video për emisionin e Ermal Mamaqit, në ambiente private të shtëpisë, rrjeti filloi të humultonte në pamjet e ofruara.

Vëmendjen e këtij spoti e mori oxhaku i kryeministrit ku në një shkrim të Albeu.com u publikuan fakte se ky oxhak kushtonte rreth 18 000 euro.

Por Kryeministri shpërtheu kundër këtij lajmi duke thënë se në fakt oxhaku ishte i mikut të tij, edhe pse me fakte të tjera nga Albeu.com, oxhaku dukej qartë që ishte në të njëjtin ambient të shtëpisë së kryeministrit .

Edhe sonte në Xing, ai ka mohuar të jetë i veti duke thënë se është i shokut të tij qeramist.

Sesi i ka bërë lekët për atë lloj oxhaku, Rama iu përgjigj se duhet të pyesin atë dhe jo Kryeministrin. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2019, ora 23:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori