Vërtetohen lidhjet e Kishës Ortodokse të Rusisë dhe Serbisë me shërbimet sekrete të vendeve të tyre

Duket se Kisha Ortodokse luan një rol të rëndësishëm në politikat e Serbisë dhe Rusisë.

Këto lidhje janë po aq të vjetra sa edhe vetë ekzistimi i tyre.

Bekimet që Kisha Ortodokse i ka dhënë politikës hegjemoniste ruse dhe serbe tashmë është hetuar dhe vërtetuar, duke nxjerr në pah nënshtrimin e dyanshëm për qëllime krejtësisht agresore.

Në medie sociale janë shfaqur të gjithë krerët ortodoks të kishës ruse duke nisur nga drejtuesi aktual Kiril e deri te mitropoliti Nikodim, i cili ka vdekur në vitin 1978.

Aty janë paraqitur edhe lidhje e Kishës Ortodokse Ruse me ish-KGB-në, tash Shërbimi rus i Sigurisë (FSB).

“Unë e kam hetuar këtë lidhje që në fillim të viteve ’90-ta dhe pa hyrë në asnjë detaj mund të them se nga fillimi i viteve 1970 një prift mund të bëhej peshkop vetëm me bekimin e KGB-së, duke qenë operativ i KGB-së. Po kjo është e vërtetë”, thekson Ivana Stradner nga Fondacioni për Mbrojtje të Demokracisë.

Stander përveç tjerash, këtij postimi ia shton edhe ndikimin e Kishës Ortodokse Serbe.

“Unë kam shkruar për Kishat Ortodokse Ruse dhe Serbe dhe jam plotësisht dakord me këtë vlerësim. Ekziston një lidhje e qartë midis Kremlinit, KGB-së/FSB-së dhe Kishës”, përfundon ajo.