Rama ultimatum drejtorëve: Kujdes mos t'ju kapin shkarkimet e radhës
Kryeministri Edi Rama ditëm e sotme ka qene i prerë me drejtorët rajonalë të punësimit.

Rama ka deklaruar se nuk do të tolerojë asnjë deputet që kërkon të punësojë njerëz të partisë në zyrat e punës.

"Mos bëni punën e asnjë punonjësi të paafte, por t’i shkarkoni pa marrë parasysh asnjë bindje politike apo kush e ka sjelle në punë.

Merrni për bazë vetëm aftësinë dhe performancën individuale, dhe nëse një ministër apo deputet ndërhyn për 1 punonjës të vetëm të paaftë më çoni me sms emrin e deputetit apo ndërhyrjes", -mësohet të ketë thënë Rama.

"Faleminderit që më kursyet sikletin që të më duhej të shkarkoja ndonjë këtë muaj, por kjo nuk do të thotë që do ju fal muajin tjetër…e di që jeni zgjuar. Mbani ritmin"- ka thënë ai. /albeu.com/

Shtuar më 01/06/2018, ora 14:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori