Rama u tha t'a marrin me qetësi, PD hap arkivën dhe "kërcënon" kryeministrin (FOTO LAJM)
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili iu drejtua PD-së që ta marrë me qetësi këtë proces për Reformën Zgjedhore.

Edi Paloka ka publikuar disa foto të protestave të opozitës , duke i treguar në këtë mënyrë kryeministrit se nuk ka vijë të kuqe që do ta ndalë popullin të marrë në dorë fatet e tij.

“Tani qe Rama po kerkon te kaloje cdo kufij vetem per te mbrojtur pasurine dhe pushtetin e tij personal, nuk mund te kete me “vija te kuqe” qe ta ndalin popullin te marre ne dore fatet e tij…

Kjo eshte e qarte sot per kedo, shqiptare apo nderkombetare!”- shkruan Paloka.
Shtuar më 10/07/2020, ora 16:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori