Rama u takua sot me Thaçin, a kanë ndonjë plan misterioz kundër Haradinajt?
Nga Ervin Shkulaku

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar sot me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në një kafe që me shumë mundesi do të jetë në Tiranë.

Kohët e fundit Rama po takohet shpesh me Thaçin pasi pritet që Kosova të nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë. Në media flitet që Rama mbështet Thaçin që i serviloset gjithmonë Serbisë ndërkaq po qëndrojnë kundër tij Ramush Haradinaj, Kadri veseli dhe Fatmir Limaj. Arsyeja është taksa ndaj Serbisë dhe korrigjimi i kufijve.

Hashim Thaçi kërkon nga Haradinaj që ta heqë taksën ndërsa është pro korigjimit të kufirit. E megjithatë fatmirësisht Haradinaj po qëndron i fortë dhe me ndihmën e Veselit dhe Limajt dhe nuk e heq taksën ndaj mallrave serbe. Kurse të tre liderët kanë dalë njëzëri kundër ndryshimit të kufirit, shkruan albeu.com.

Nuk dihet nëse edhe Edi Rama do t'i bëjë presion Haradinaj që ta heqë taksën ndërkaq dihet mbështetja që ai po i jep padrejtësisht Thaçit.

Taksa ndaj Serbisë është një e arritur e madhe e Kosovës ndaj Serbisë, e cila e lufton ditë-natë Kosovën.
Shtuar më 20/01/2019, ora 12:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori