Rama: U shua Liza Laska, një tjetër yll i filmit dhe skenës
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktores së njohur Liza Laska.“U shua Liza Laska, një tjetër yll i filmit dhe skenës që sot ka mbështjellë në të zeza Shqipërinë e artit dhe kulturës. I paharruar kujtimi i saj” shkruan Rama në një postim në rrjetin social Facebook.

Aktorja Liza Laska, “Artiste e Merituar”, u nda nga jeta në moshën 88 vjeçare. Në karrierën e saj shënohen mbi 22 filma dhe rreth 100 role në teatër. Ndër filmat e saj më të njohur mund të përmenden “Liri a vdekje”; “Lulëkuqet mbi mure”; “Dimri i fundit”; “Shtigje lufte”; “Malet me blerim mbuluar”, etj. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2014, ora 12:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori