Rama u shfryhet policëve: Më nxorrët bojën para shqiptarëve!
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në lidhje me 105-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit.

“Në vitin 2017 vendi mbylli një plagë të thellë që pati infeksionet që ne njohim, sot në 2018 ne nuk kemi as Lazarat dhe as lazaratër të shpërndarë në trupin e saj"- tha ndër të tjera Rama.

Gjatë fjalës së tij Rama nuk ka kursyer akuzat as edhe për policinë rrugore duke deklaruar se është arsyeja pse nuk mund të shohë 100% në sy shqiptarët.

“S’mund ti shohim 100% në sy shqiptarëve me bindjen se kjo është policia rrugore që duam sa të kemi postblloqe rrugëve që i ndalon shqiptarët sipas qejfit, momenti kur do i shohim në sy do jetë kur shqiptarët të mos shohin më policë rrugëve si roje që ndalojnë njerëzit te gardhi i fermës.

Këtë jemi në rrugë për ta bërë pasi të modernizojmë sistemin e rrugëve, t’ja lëmë teknologjisë atë që po bëjnë policët e shpërndarë rrugëve dhe të rrisim prezencën dhe cilësinë e punës në komunitet, një model që vjen si rrjedhojë e natyrshme e ndërvperimeve në komunitet dhe me shtetin”- tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018, ora 13:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori