Ndërroi jetë "heroi" i tyre, Argjentina vjen me vendimin e madh
Rama u përgjigjet shqiptarëve të zhgënjyer nga qeverisja: Më mirë unë sesa Kryemadhi!
"Imagjinoni që Shqipëria të mbetet në dorën të Lulzim Bashës, Kryemadhit, Metës e Berishës, pasi ata janë bashkë..."

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur shqiptarëve të zhgënjyer nga qeverisja e qeverisë së tij, duke deklaruar se sërish është opsioni më i mirë përballë Bashës, Metës e Kryemadhit.

Me ironi, Rama u shpreh se t’i japësh votën Bashës, do të thotë që të marrësh peshqesh dhe Ilir Metën, si dhe t’i japësh jetë LSI-së, që t’i pijë gjakun shtetit.

Fjala e Ramës:

Imagjinoni që Shqipëria të mbetet në dorën të Lulzim Bashës, Kryemadhit, Metës e Berishës, pasi ata janë bashkë. Kjo duhet të shërbejë qartësisht si një arsye për ta menduar mirë zgjedhjen e tyre.

Ata që kanë një mijë arsye që të jenë të pakënaqur dhe mos të duan që ta votojnë PS. Si diskutojë sot ato arsye. Kanë një mijë e një arsye që të jenë verbërisht me PS.

Duhet të imagjinoj ca do të thotë që të votosh për të marrë Lulin dhe të marrësh peshqesh Ilir Metën.

Të votosh për t’i dhënë pushtet PD dhe t’i rijapësh jetë për të vazhduar ose rifilluar t’i pijë gjakun shtetit LSI. Kjo është si 1+1=2.


Shtuar më 21/10/2020, ora 16:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori