Mëngjesin e sotëm
kryeministri Edi
Rama ka prezantuar projektin për rrugën e re Thumanë-Fushë Krujë-Kashar, pjesë e Programit Kombëtar "1 Miliard për Rindërtim".
Njëri prej komentuesve i shkruan Ramës se është "i madh" duke e ngacmuar me ironi pasi sipas tij,
kryeministri nuk jep foto nga rrugët e përfunduara, po vetëm nga
projektet.
Kryeministri Edi
Rama ia kthen se është i madh, 198 cm.
Replikat më interesante:
Komentuesi: Sa i madh qe je! “Projekti eshte ne fazen finale te pergatitjes per zbatim” Pse nuk thate njehere qe eshte nje rruge ne perfundim, por vetem
projektet pergatitore te cilat ne shumicen e rasteve nuk zbatohen kurre?
Rama: I madh jam po, 198cm. Asnje projekt qe ka dale ketu ne kete faqe nuk ka mbetur pa u zbatuar or mik dhe keshtu nis cdo pune e
hajrit, nga nje projekt i
hajrit!
Rruget nuk behen si komentet ne fejsbuk dhe qe te mos lihen rrugeve e duan tamam punen
pergatitore, po ti mos u merzit, kjo nis ne pak muaj dhe do bitiset e do behet gati qe te kalosh edhe ti e te kuptosh ate qe s’ke kuptuar akoma sot. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2018,
ora 10:24