Rama u ndërpret pyetjet gazetarëve para zyrtarëve të BE, mbyllet konferenca
Kryeministri Edi Rama nuk i ka lejuar gazetarët që të pyesin zyrtarët e BE në ceremoninë për prezantimin e operacionit të FRONTEX.

Një nga gazetarët, e pyeti kryeministrin nëse kishte marrrë mbështetjen e BE për të ndaluar hyrjen e shqiptarëve në këto vende, nëse prishin zgjedhjet.

Gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi: Zoti kryeministër, ju deklaruat pak ditë më parë se të gjtiëh shqiptarët që prishin zgjedhjet do t’ju ndalohet hyrja në SHBA dhe BE. Keni marrë konsultim me këto vende.

Rama: Siç e dëgjuat edhe nga spikerja, nuk lejohen pyetjet jashtë kësaj teme. Kush i meriton, do t’i marrë këto pyetje kur t’i meritojë.

Spikerja: Ka më pyetje?

Gazetarët: Jo (Dhe çohen ikin).
Shtuar më 21/05/2019, ora 12:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori