Zyrtare: Luis Suarez firmos për 2 vite me skuadrën e njohur

Luis Suarez tani e tutje do të luajë në Brazil me fanellën e Gremios.

Sulmuesi 37-vjeçar uruguaian u njoftua zyrtarisht nga klubi brazilian, duke nënshkruar një kontratë për dy vitet e ardhshme dhe do të bëhet lojtari më i paguar i skuadrës.

Kujtojmë se pas fitimit të kampionatit uruguajan me Nacional, Suarez preferoi të qëndronte i lirë dhe të kërkonte sfida të reja në karrierën e tij të madhe.


Shtuar 31.12.2022 18:40