Rama "u mbyll" gojën të rinjve të PD: Lexoni raportin e PISA 2015 (FOTO LAJM)

Kryeministri Rama nuk ka qëndruar në heshtje, por ka zgjedhur që të reagojë në lidhje me protestën e të rinjve të PD-së në Ditën e Rinisë. "Të rinjtë e nxitur nga partitë, të protestojnë për arsimin, të lexojnë rezultatet e Shqipërisë në programin PISA 2015", ka shkruar ai bashkëngjitur një linku të postuar në rrjetin social Facebook.

Rama ka zgjedhur që të shpërndajë lajmin ku Komisioni Evropian i ka dërguar një letër vlerësimi Ministrisë së Arsimit në Programin Ndërkombëtar për Vlerësimin e Njohurive të Nxënësve (PISA) për rezultatet e studimit të vitit 2015.

Kështu, bazuar në raportin e publikuar pardje të PISA-s, letra që mban firmën e përfaqësueses së Komisionit Evropian për Arsimin dhe Kulturën, Helene Skikos, vlerëson ministren Nikolla për punën që ka bërë në fushën e arsimit.

Letra vlerëson edhe punën e kryeministrit, si edhe të reformave që janë ndërmarrë në fushën e arsimit.

“Jemi shumë të lumtur për mbështetjen që ministrja e Arsimit dhe kryeministri u kanë dhënë reformave në arsim në Shqipëri.

Pranoni përgëzimet tona për rezultatet fantastike që 15-vjeçarët shqiptarë arritën në PISA 2015. Urime dhe mos hiqni dorë. Reforma në edukim është një rrugë e gjatë”, shkruan letra e Helene Skikos. /albeu.com/
Shtuar më 08/12/2016, ora 12:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori