Rama u mbyll gojën të papunëve me këtë video (VIDEO)
Pëlqej
Sa herë që dikush i kërkon punë gjatë takimeve të tij publike, Rama e ka përgjigjen gati dhe standarde: "Shteti nuk do t'i punësojë të gjithë. Mos rrini në kafe të prisni punën! Shkoni hapni biznese dhe gjeni punë vetë".

Në këtë linjë ai ka postuar edhe një histori suksesi të një djali nga Pogradeci sot, i cili ka hapur një kantinë vere.

Bëhet fjalë për Ersolin, i cili ka përfunduar studimet për Kimi Ushqimore dhe tani ka një biznes të mirëfilltë në një fshat të Pogradecit.

Rama ka dërguar ekipin e tij me kamera cilësore dhe skenar të gatshëm duke i sjellë publikut pamjet e mësipërme përmes televizionit të tij ERTV.

Në këtë mënyrë, Rama kërkon t'u thotë atyre që i kërkojnë punë vazhdimisht se nëse përpiqesh mund të jesh i suksesshëm dhe të mos trokasin më për punë tek dera e shtetit. /albeu.com/
Shtuar më 13/11/2017, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori