Rama u jep leksione basketbolli ministrave, Spiropali me vështirësi e kalon testin (VIDEO)
Kryeministri, Edi
Rama ka vizituar pasditen e sotme shkollën e re "Ramazan Subashi" në Marikaj të Vorës, prej nga ku ka vijuar edhe traditën e basketbollit.
Për të "testuar" palestrën e re në këtë shkollë
Rama ka ftuar ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin dhe atë të
Rindërtimit, Arben Ahmetajn që të bëjnë kosha, në zonën e basketobllit.
Kryeministri ka qenë i pagabueshëm goditjen e tij, kurse
Spiropali dhe
Ahmetaj dolën huq me gjuajtjet e para.
Spiropali i bëri me dije Ramës se ishte volejbolliste dhe jo basketbolliste, por gjithsesi nga afër arriti të shënojë.
Ndërkaq ministri i
Rindërtimit,
Ahmetaj pas dy tentativave të dështuara, ia doli të realizojë një kosh vetëm pasi hoqi xhupin që mbante veshur.
Shtuar më 03/12/2020,
ora 19:43