E FUNDIT/ Kapen 200 kg kokainë në Elbasan
Rama u bë Ministër: Zgjedhje e detyruar, kemi gati padinë për Metën
Pasi u zgjodh zyrtarisht Ministër i Punëve të Jashtme, Rama ka bërë një deklaratë për mediat ku ka deklaruar se në fakt kjo erdhi si pasojë e veprimeve të Presidentit.

Gjithashtu ai ka rrëfyer se padia për Metën është gati në Gjyaktën Kushtetuese.

“Dua të them se votimi i sotëm ishte rezultat i një zgjedhje të detyruar si pasojë e refuzimit të presidentit për të dekretuar ministrin e jashtëm dhe thënë kjo, dua ta bëj të qartë për gjithë opinionin se nuk ka një gjykatë Kushtetues ende dhe në pritje të formimit të Gjykatës Kushtetuese për të trajtuar në rrugë institucionale shkeljen e saj nga Presidenti u detyrova të marr ketë vendim, pasi projekti i qeverisë re nuk duhet të cenohet.

Ne kemi përgatitur padinë në Gjykatën Kushtetuese për shkeljen e bëra nga presidenti- tha Rama. /albeu.com/

Shtuar më 21/01/2019, ora 18:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori