Rama: Turp që gjykata la një grua në burg dhe dha "arrest shtëpie" për Fullanin
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar të turpshëm vendimin Gjykatës së Apelit për të lënë ish-guvernatorin Ardian Fullani në “arrest shtëpie” dhe kryeinspektorin e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi në burg.

Në një intervistë në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu ai u shpreh se është e turpshme që një grua lihet në burg.

Sipas kryeministrit, mbajtja në burg e Elivar Golemit është një abuzim i pushtetit gjyqësor, që vijon të jetë i kapur dhe i kalbur.

Rama tha se testi më i madh për qeverinë është vënia para drejtësisë autoritete të larta që kanë shpërdoruar detyrën dhe që kanë shkelur ligjin për përfitime politike. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014, ora 22:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori