Rama: Tryeza hap perpara drejt zgjidhjes se krizes
Albeu.com
Kreu i PS-së Edi Rama e cilësoi tryezën e Strasburgut si një hap përprara dhe shenjë e mirë për zgjidhjen e krizës. Në një linjë telefonike për televizonin "Ora News" nga Strasburgu Rama duke iu referuar tryezës së djeshme mes tij ...... dhe kryeministrit Berisha theksoi se zgjidhja është një hap përpara pasi kohë më parë sipas tij kjo as nuk mendohej.

Sipas tij organizimi i kësaj tryeze është një hap përpara duke shtuar se përpjekja e opozitës po i çon gjërat përpara dhe se greva e urisë dha një produkt që që ishte ishte i paparashikueshëm.

Ai shtoi gjithashtu se qëndrimi i opozitës për transparencën e zgjedhjeve ka mbetur i njëjtë edhe në tryezën e djeshme mes tij, kryeministrit Berisha dhe ndërkombëtarëve.
Ndërkohë ditën e enjte kreu i opozitës Rama dhe kryeminsitri berisha u nisën drejt Strasburgut për të marrë pjesë në një tryezë të thirrur nga ndërkombëtarët për të arritur një kompromis për zgjidhjen e krizës në vend, tryezë e cila nuk pati asnjë zgjidhje konkrete.
Shtuar më 21/05/2010, ora 15:07
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori