Rama flet për shkarkimin e Presidentit: Nishani ishte si George Washington para Metës
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, ka thënë se raporti i Komisionit Hetimor nuk rekomandon shkarkimin e kreut të shtetit Ilir Meta, duke iu referuar edhe raportit të Komisionit të Venecias.

Sipas Ramës, ky raport i Venecias, është pikë referimi për të marrë masa që as presidenti aktual, as të tjerë pasardhës të mos bëjnë “ato që bën ky president, apo mund të bëjnë në shembullin e keq të këtij”.

Sipas Ramës, “uji i Venecias nuk e ka nxjerrë të larë presidentin, por ka nxjerrë në pah të gjithë shkeljet, që janë të një natyre që lidhet me një vullnet politik për ta ushtruar detyrën në mënyrë të njëanshme dhe për ti sjellë në zyrën e presidentit si tutor i opozitës, se kjo është e vërteta dhe këtë e dinë të gjithë”.

Deklarata e Ramës:

Komisioni i Venecias ka nënvizuar jo një, por një sërë shkeljesh të presidentit të Republikës.

Sa për dijeninë duaj që këndoni por nuk lexoni, pa lexuar atë për të cilët kënduar. Janë të shkruara e zeza mbi të bardhë një seri shkeljesh të bëra nga Presidenti, të cilat flasin qartë për drejtësinë e vendimit tonë për tja nënshtruar këto shkelje, një komisioni hetimor të posacëm parlamentar, që ka bërë një punë voluminoze e ka dhënë një ndihmë të madhe me rekomandimet përkatëse bazuar mbi të gjithë analizën e raportit të Venecias, e të gjitha gjetjet përkatëse lidhur me veprimtarinë e Presidentit në ato drejtime për të cilat ne kemi parë të arsyeshme të hyjmë në këtë proces.

Por edhe mnë këtë rast duan t’u them gjithë shqioptarëve është një tejtër mundësi për të parë qartë dallimin mes nesh e gjithckaje që thuhet gabimisht, ose keqdashësisht për ne.

Ne e kemi lexuar me shumë vëmendjen Venecian e nuk e kemi konsideruar ndonjëherë këtë komision si një aneks të punës sonë, por si pikë referimi.
Kemi parë me shumë vëmendjen konkluzionet e Venecias, që nuk na rekomandon të shkarkojmë, por të marrim masa për të ardhmen në mënyrë që të kufizojmë hapësirën e abuzimit nga ana e presidentit, jo thejsht të këtij, por të cdo presidenti që në një republikë parlamentare s’mund të bëjë as këto që bën ky presidenti, apo as ato që bazuar në shembullin e keq të këtij, të tjerë në radhë mund të bëjnë”.

Shtuar më 27/07/2020, ora 12:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori