Pas Këlliçit dhe Bogdanit, sot del kandidati i tretë në primaret e PD për Tiranën?

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga përfundimi i afatit për të paraqitur kandidaturën për primaret në PD për bashkinë e Tiranës, një tjetër emër pritet t’i shtohet sot garës.

Mësohet se mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, do të prezantojë sot platformën e tij për të kërkuar votat e anëtarëve dhe simpatizantëve të PD.


Në garë janë gjithashtu deputeti Belind Këlliçi, ish-kreu i Forumit Rinor të PD, por edhe ish-deputeti i Tiranës Gert Bogdani.

Emra të përfolur gjatë këtyre ditëve kanë qenë edhe ish-deputeti Fatbardh Kadilli dhe aktori i humorit, Julian Deda, por që deri tani nuk e kanë zyrtarizuar kandidaturën.