Rama: Tre ligjet po i mban peng Saliu
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama shpreh mbështetjen e tij për paketën e propozuar nga Ilir Meta, që lidhet me miratimin e dy ligjeve dhe rregullores së Kuvendit.

“Është shumica ajo që ka në dorë të marrë nismën që të paraqesë në Kuvend propozimin e këtyre dokumenteve, me propozimin e kompromisit të bërë nga LSI-ja dhe pastaj vota e Kuvendit do të tregojë se kush ka ndërmend, çfarë dhe kush bën propagandë e kush në fakt është i interesuar drejtpërdrejt për ecurinë e procesit. Qysh ditën e parë kur kryetari i LSI-së ka dalë me një paketë kompromisi për të miratuar të tre ligjet dhe vendosur që ato të hynë në fuqi me Parlamentin e ri, ne jemi shprehur dakord. Mirëpo është e qartë që ka vetëm retorikë dhe propagandë të shfrenuar anti-opozitare nga qeveria dhe me sa duket nuk ka në fakt asnjë vullnet për t’i miratuar këto tre ligje”, u shpreh Rama në një intervistë për Top Channel. /albeu.com/







Shtuar më 23/05/2013, ora 10:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori