Rama: Transformimi meritë e Fyles
Pëlqej
Me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook", kryeministri Edi Rama i ka përcjellë një falenderim komisionerit Stefan Fyle për rolin dhe kontributin e tij në procesin e integrimit të Shqipërisë.

"Sot në konferencën pas Dialogut të Nivelit të Lartë që ishte edhe momenti i fundit i Stefan Fyles në Shqipëri si komisioner për Zgjerimin.

Faleminderit për të gjitha një komisioneri që e mbështeti fort Shqipërinë, të cilën e gjeti në një krizë të rëndë politike pas zgjedhjeve të vjedhura të vitit 2009 dhe e lë si një vend kandidat për Bashkimin Europian pas zgjedhjeve të lira e rotacionit normal të 23 qershorit-jo pak në këtë transformim e arritje i takon si meritë Stefan Fyles dhe ekipit të tij në Bruksel e në Tiranë". /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2014, ora 18:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori