Rama thyen heshtjen, tregon në Kuvend është apo s'është përdorues droge
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama është akuzuar shumë herë nga opozita si përdorues droge dhe sot ka gjetur kohën për t’u kthyer një përgjigje.

Gjatë fjalës së tij të tensionuar në Kuvend, Rama deklaroi se të gjitha këto akuza vetëm sa po forcojnë maxhorancën dhe po dëmtojnë opozitën.

“Unë s’jam aspak përdorues as shitës as trafikant as bos i trafikut të drogës, juve ju duhen këto, përdorini, jepini, dhe shpresoni që shqiptarët të jenë budallenjtë që nuk janë.

Unë nuk jam as duarlidhur nga ndonjë lidhje me krimin dhe s’kam pasur asnjë lidhje me ato që keni thënë ju, keni 18 vjet që më keni futur në kallëpin e asaj bote dhe ja ku më keni këtu, se ata që ju dëgjoijnë nuk janë budallenj”-tha Rama. /albeu.com/



Shtuar më 13/10/2017, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori