Rama thumbon opozitën: Nuk jam i sigurt se ky agresion është diçka e mirë
Kreu i qeverisë Edi Rama ka zgjedhur sot të thumbojë opozitën me fjalët e të madhit Ismail Kadare, për akuzat e bëra si shkak i pandemisë.

Ai ka postuar një foto të Kadaresë duke shkëputur një citim të shkurtër të tij.

“Nuk jam i sigurt se ky agresion audiovizual është diçka e mirë”, thuhet në mesazhin e Kadaresë të shpërndarë nga kryeministri.

Mesa duket replikat dhe thumbet në distancë do të vijojnë mes qeverisë dhe opozitës, ku kryedemokrati Basha e akuzon për fshehje të numrit të viktimave, ndërsa sipas Ramës këto deklarata të ulëta përhapin panik.
Shtuar më 25/11/2020, ora 09:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori