Me fjalët e shkrimtarit Ismail Kadare, kreu i qeverisë Edi
Rama ka zgjedhur të thumbojë opozitën për akuzat në kohë pandemia. Ai ka postuar një foto të Kadaresë duke shkëputur një citim të shkurtër të tij.
“Nuk jam i sigurt se ky agresion audiovizual është
diçka e mirë”, thuhet në mesazhin e Kadaresë të shpërndarë nga
kryeministri Edi
Rama.
Prej ditësh opozita dhe qeveria janë përfshirë në disa replika ku kryedemokrati Lulzim Basha e akuzon për fshehje të numrit të viktimave, ndërkohë që
kryeministri Edi
Rama i cilëson deklarata të ulëta që përhapin panik.
Shtuar më 25/11/2020,
ora 08:52