Mes Galatasarayt dhe Milanit, Icardi: Më jepni 10 mln euro dhe firmos

Emri i Mauro Icardit është lidhur me Milanin gjatë ditëve të fundit. Shtypi italian shkruan se sulmuesi argjentinas mund të rikthehet në Serie A, por tashmë në pjesën kuqezi të Milanos.

30-vjeçari e kaloi i huazuar te Galatasaray sezonin e fundit, dhe ia doli të fitonte titullin kampion me skuadrën e njohur nga Stambolli.

Icardi është rikthyer te PSG, por për pak kohë. Pasi nuk bën pjesën në planet e së ardhmes së kampionëve të Francës.

Ndërkohë, te Galatasaray nuk duan të privohen nga shërbimet e tij. Aq më tepër tani që do të garojnë në fazën e grupeve të Champions League.

Icardi, i cili refuzoi një ofertë të majme nga Arabia Saudite (25 mln euro në sezon), kërkon 10 milionë euro për të vijuar karrierën te Galatasaray.

Por, turqit ofrojnë deri në 6 milionë euro pagë sezonale, pasi nuk ua lejon Fair-Play Financiar më shumë. Ndërkohë, drejtuesit e klubit nga Stambolli po bisedojnë edhe me homologët e PSG-së për të arritur një marrëveshje për kartonin e ish-goleadorit të Interit.


Shtuar 28.06.2023 13:39