Rama thumbon LSI për koalicionin: Luftë hienash për pushtet
Kryeministri Edi Rama në një takim me banorë e Njësisë 1 ka folur edhe njëher për koalicionin me LSI si pjesë e qeverisë.

Gjatë takimit ku Rama piu kafe me banorët e zonës, ai shprehu keqardhje për përplasjet me LSI.

“Njerëzit tashmë e kanë kuptuar se nuk mund të vlejë më shprehja ‘shtyje sa ta shtyjm뒔- tha Rama.

Ai theksoi se “koalicioni ishte i vlefshëm dhe më vjen keq që ata ndryshuan. Secili ka të vetat, dhe ata kanë argumentin e tyre. Është fatkeqësi që e kthyen nga një projekt të madh politik, me një luftë për pushtet dhe në një komponent hienash”.

Sipas Ramës, “nuk do jemi hienat e njëri-tjetrit, pasi s’kemi sfidë që të përplasemi me njëri-tjetrin”. /albeu.com/



Shtuar më 20/06/2017, ora 13:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori