Rama thumbon Bashën nga Lushnja e Myslym Murrizit
Kryeministri Rama u largua për në Lushnje duke mos marrë pjesë në punimet e sotme të Seancës Plenare, e cila pritet të shoqërohet me protesta nga opozita.

Gjatë fjalës së tij në takimin e Lushnjes, Rama thumboi Bashën duke thënë se ata po bënin revolucion për të rrëzuar Myslym Murrizin, të cilin gjithashtu e qesëndisi.

"Qeveria jonë ka bërë gabime, por ne kemi ditur të reflektojmë dhe të reagojmë. Transformimi flet vetë në Lushnjë dhe në Divjakë edhe pse hallet nuk kanë të sosur. I vetmi me dy pare mend na doli Myslym Murrizi në Lushnje. Do doja ta thoja unë atë shprehjen e Murrizit që u nisën të rrëzojnë Ramën dhe më rrëzuan mua. Ky ishte revolucioni për të rrëzuar Myslym Murrizin", tha Rama duke shkaktuar reagimin e turmës para tij.
Shtuar më 26/02/2019, ora 17:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori