Rama thumbon Bashën nga Kuvendi: Po e çon PD drejt shkrirjes
Pëlqej
Me akuza të forta në adresë të PD-së dhe opozitës, Kryeministri Rama ka nisur fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit.

Kryeministri Edi Rama sot ka marrë fjalën në Kuvend ku i është përgjigjur ashpër opozitës e kreut të saj Lulzim Basha.

Gjatë fjalës së tij, Rama e akuzoi Bashën se prishi marrëveshjen e 18 majit nga frike duke u kujtuar edhe njëherë humbjen e madhe më 25 qershor.

Rama nuk ngurroi t’I kujtojë Bashës humbjen e thellë dhe debatet brenda PD-së duke shtuar që një ditë kjo parti do të shuhet.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Mua, ne është e qartë, ska sekret dhe s’është mëkat s’na shqetëson fare fati i PD por na shqetëson fati i opozitës si institucion, ju me tuajat jeni krejt në rregull, se sa herë kapni mikrofon s’lini gjë pa sharë dhe pastaj hidheni përpjetë nëse dikush nëpër dhëmbë ju thotë se keni rrjedhur.

Fundja edhe këto që flas unë nuk ju duhet, edhe e qeshura juaj, portreti juaj i qetë është shëmbëlltyra më kuptomplotë që të gjitha këto që po them unë janë pa lidhje, se jeni të pafajshëm se jeni të pafajshëm pse shkoni nga disfata në disfatë, që dilni nga ky Kuvend për të bërë revolucion e ktheheni gjithmonë më të pakët.

S’është faji juaj që ju, jo ne, por ata që ju votojnë, jo deputetë tanë, po forumet tuaja nuk e kanë dëgjuar një fjalë të vetme reflektimi për cfarë ka ndodhur me PD, qoftë pas zgjedhjeve të 2013, qoftë pas zgjedhjeve të 2015, apo të 25 qershorit, ju skeni faj, jein të pafajshëm, asnjë shenjë përgjegjshmërie, me gjithëse kurrizi po ju rëndohet.

Aq më të pakët do vini këtu, mos u cudisni nëse një ditë do thonë ku është PD? Mos u cudisni se ka ndodhur me parti të tjera. /albeu.com,/
Shtuar më 13/10/2017, ora 10:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori