E FUNDIT/ Kapen 200 kg kokainë në Elbasan
Rama thumbon Albin Kurtin: Unë nuk bëj politikë me marrëdhëniet personale
"Unë nuk bëj politikë me marrëdhëniet personale dhe me bisedat që shkëmbejmë më njëri-tjetrin..."

Kështu është shprehur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në lidhje me marrëdhëniet e tij me Albin Kurtin, lideri i Vetëvendosjes.

Rama është shprehur se me Kurtin ka pasur komunikim të vazhdueshëm, por sipas tij, lideri i Vetëvendosjes bën politikë përmes marrëdhënieve personale dhe biseda që ata kanë shkëmbyer mes tyre.

"Unë me Albini kam pasur në vijimësi komunikim, kur s’kam qenë dakord ia kam thënë, kur s’ka qenë ma ka thënë, por ndryshe nga ai, unë nuk bëj politikë me marrëdhëniet personale dhe me bisedat që shkëmbejmë më njëri-tjetrin.

Më vjen mirë që ai të marrë përgjegjësin e kryeministrit dhe t’i jap Kosovës energjinë dhe freskinë që kanë kërkuar prej tij ata që e kanë votuar”,-tha Rama./albeu.com/

Shtuar më 10/10/2019, ora 21:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori