Rama thirrje qytetarëve: Mos kini asnjë frikë të votoni
Kreu i PS-së, Edi Rama Rama ka përsëritur thirrjen për pjesëmarrje masive në zgjedhje. Pasi hodhi votën e tij në mesditë në shkollen “Pjeter Budi” ne Tiranë, Rama i bëri thirrje për pjesëmarrje.

“Kujtojmë se sa shumë janë shkatërruar për të drejtën e votës, sa shumë endërrojnë të kenë të drejtën e votës dhe ky ushtrim nuk është shprehje e një vullneti individual, por respekt për të gjithë sakrificat e bëra për të arritur te vota e lirë, jini të lirë të votoni, votoni, votoni!”- ka thënë Rama.

Në lidhje me ngjarjen në Laç, Rama u shpreh se sot është barbare të vriten njerez nga kriminelë të mbështetur nga policia.

“Mesazhi im është i qartë për të gjithë votuesit, edhe në Lac i lutem të votojnë të mos kenë asnjë frikë, ka kaluar situata dramatike. Theksoj se eshtë barbare të vriten njerez nga kriminelë të mbështetur nga policia, por kjo nuk ndryshon fatin e vendit”- tha Rama, i cili pas votimit ka hyre ne seline e PS-se. /albeu.com/
Shtuar më 23/06/2013, ora 14:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori