Rama thirrje kompanive për pagën e "luftës": Kush nuk aplikon do të paguajë gjobë!
Kryeministri Rama u ka bërë thirrje kompanive dhe bizneseve të aplikojnë për pagën e luftës për punonjësit e tyre ndryshe do të gjobiten.

Ai thotë se janë edhe 20 punonjës që duhet të përfitojnë pagën e luftës, ndërsa deri më tani kanë përfituar 30 mijë të tjerë.

Postimi i plotë i Ramës:

🟢 LAJM I MIRË: PO SHKON NË 30 MIJË NUMRI I PAGAVE 40 MIJË LEK TË DERDHURA NË LLOGARITË E PUNONJËSVE QË NUK E KISHIN MARRË MBËSHTETJEN FINANCIARE TË QEVERISË, SI PASOJË E MOSAPLIKIMIT NGA ANA E PUNËDHËNËSVE😊

Faleminderit punëdhënësve që reaguan pozitivisht ndaj apelit tonë!

🔴 SIPAS LLOGARIVE TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË TATIMEVE JANË EDHE AFRO 20 MIJË TË TJERË QË DUHET TË PAGUAJMË, PRANDAJ U KUJTOJ PUNËDHËNËSVE QË S’KANË APLIKUAR ENDE SE AFATI PËR TA SKADON TË PREMTEN, 5 QERSHOR, NË MESNATË.

Kush nuk do të bëjë aplikimin për punonjësit e vet do të paguajë gjobë, ndërsa të gjithë punonjësit e lënë pa mbështetjen e punëdhënësit, NUK DO TË JENË VETËM! SEPSE NE DO T’U DERDHIM MENJËHERË 40 MIJË LEKËT NË LLOGARINË E TYRE NGA E HËNA E ARDHSHME❤️
Shtuar më 03/06/2020, ora 21:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori