Rama tërheq ofertën për FRD
Edi Rama
Në konferencën e sotme të EDi Ramës në Twitter, lideri socialist ka përjashtuar mundësinë e aleancës me Bamir Topin, të cilin e ka cilësuar si të djathtë dhe që ka synimin të duket i ri në fushë.

Sipas Ramës, qëllimi real i Topit është reformimi i PD.

Ndryshe nga FRD, oferta qe Rama i bëri më herët LSI-së, qëndron ende.

I pyetur përse ka besim tek bashkëpunimi me Ilir Metën, Rama sqaron se s'behet fjale thjesht për fitoren e 23 qershorit po për një riorganizim strategjik përtej momentit e individëve.

Për kreun e PS-se ky investim strategjik, synon rikompaktësimin e gjithë forcave me vota majtas. /albeu.com/
Shtuar më 03/02/2013, ora 20:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori