Rama tensionohet me analistët: Mbaj rregull në studio ti!
I ftuar mbrëmjn e sotme në Real Story, kryeministri Edi Rama është i vënë përballë një paneli analistësh.

Kjo mbrëmje ka nisur me shumë përplasje saqë në një moment Rama ka refuzuar të përgjigjet, teksa po pyetjet për deputetët Frroku, Ndoka…, të cilët kanë qenë pjesë e PS-së.

Rama është nxehur pasi e ndërprisnin dhe nuk e lënin të sqarohej.

“Vazhdoni vetë, nuk kam përgjigje”, u shpreh kryeministri i revoltuar, ndërsa në një moment, ju drejtua drejtuesit të emisionit Sokol Balla duke i thënë "Mbaj rregull në studio ti". /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2018, ora 21:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori