Rama tek demonstruesit e plagosur në spital
Edi Rama
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ndodhet në këto momente në spitalin ushtarak duke vizituar personat e plagosur gjatë incidenteve që shoqëruan demosntratën e mbajtur sot në Tiranë. Pak minuta më parë, Rama akuzoi kryeministrin Sali Berisha se “sot i ka lyer duart me gjak shqiptar”.

Ndërkohë, në ora 19:30 pritet një konferencë për media e kryeministrit Sali Berisha i cili do të reagojë në lidhje me gjendjen e krijuar pas demonstratës e cila u shoqërua me akte dhune nga të dyja palët sot në Tiranë.

Aktualisht ne spitalin ushtarak ne Tirane ndodhen 22 persona civile te plagosur si dhe 17 efektiva policie qe kane marre plage te ndryshme.

Burime spitalore kanë thënë se tre personat e vdekur si pasojë e incidenteve që shoqëruan demonstratën e sotme në Tiranë, janë qëlluar me armë të kalibrit të vogël në distancë të afërt.

Mjeku Sami Koçeku, nga spitali ushtarak i cili trajtoi tre personat që gjetën vdekjen, ka thënë se ata ishin qëlluar me pistoletë në distancë të afërt.
Shtuar më 21/01/2011, ora 18:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori